HYRJELAJMEAKTUALITETSërish viktima dhe të infektuar, ja të dhënat që jep sot Ministria...

Sërish viktima dhe të infektuar, ja të dhënat që jep sot Ministria e Shëndetësisë për pandeminë

Në krahasim me ditët e mëparshme, këtë të shtunë ka patur një ulje të numrit të viktimave nga pandemia në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë humbur jetën 3 qytetarë.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë shënuar 428 raste të reja nga 3459 testime të kryera gjithsej.

Aktualisht në të gjithë territorin janë 6.289 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 158 pacientë të infektuar, 23 prej të cilëve janë në gjendje të rënduar.

Janë shëruar 501 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,437 që nga fillimi i epidemisë.

TE TJERA

spot_img