Robert Berisha “godet” sërish! Tregon çfarë do bënte nëse Nora Istrefi do e ftonte në…

Robert Berisha ka marr pjesë sot në emisionin “Goca e gra” ku u diskutua nëse mund të qëndrosh shok me ish-të dashurin apo jo.

 

Roberit dhe Nora janë një nga shembujt më të mirë në showbizin shqiptar, të cilët përveç se prindër të vogëlushes Renee ata janë edhe miq të mirë. Duke treguar për marrëdhënien e ngushtë që kanë, Roberti tha se gjithashtu secili mund të vazhdojë jetën e tij, por ata që bëhen pjesë duhet të respektojnë marrëdhënien mes tyre.

 

Madje, ai tha se nëse Nora do e ftonte në dasmë ai jo vetëm që do shkonte por edhe do këndonte.

 

“Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”.-tha ai duke ngjallur debate të shumta në studio.

 

Ndërkohë, muajit e fundit Roberti është përfolur edhe për një rikthim me Norën. Ata kaluan pushimet në Turqi së bashku me vajzën e tyre, Reene, teksa Roberti, duket se i “hodhi benzinë zjarrit”, duke thënë se ata nuk janë ndarë kurrë. Mirëpo, Nora reagoi më pas duke thënë se do të vazhdojë të kalojë kohë me Robertin për hir të Renees, por marrëdhënia e tyre nuk ka ndryshuar.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...