Putin tallet me gazetaren simptatike: Je shumë e bukur për të kuptuar argumentin tim (VIDEO)

Presidenti rus Vladimir Putin u tall me një gazetare amerikane me eksperiencë në fushën e biznesit. Ngjarja ndodhi në një studio ditën e mërkurë në forumin “Russian Energy Week”.

 

Ai i tha gazetares që është shumë e bukur për të kuptuar argumentin e tij kompleks. Paneli drejtohej nga gazetarja i CNBC, Hadley Gamble.

 

Ajo i kishte bërë pres’ion Putinin mbi raportet që tregonin se ai ka ndaluar furnizimin e Europës me gaz në mënyrë që Rusia të rriste çmimet.

 

Pasi lideri i Rusisë hodhi poshtë akuzat, ajo e pyeti sesi Moska mund të bindë partnerët europianë që Rusia është një burim i besueshëm kur ka raporte të tilla.

 

“Një grua e bukur. Unë i them asaj një gjë, dhe ajo më thotë një gjë komplet tjetër”, tha Putin duke iu drejtuar anëtarëve në panel.

 

“Do ta përsëris dhe njëherë për ju”, tha ai përpara se të këmbëngulte se Moska nuk po e përdor rritjen e çmimit të gazit si një armë kundër Europës.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...