Analisti Mustafa Nano ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Ai tha se mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD nga Lulzim Basha do të “fikë” lëvizjen e ish-liderit Sali Berisha.
Sipas Nanos në këtë mënyrë vula e PD do ti mbetet Bashës.
“Kuvendi që mbledh Basha është legal. Ai mund ta bëjë nëse delegatët janë në linjën e tij. Në këtë mënyrë dhe Berisha fiket me lëvizjen e tij. Vula mbetet në duart e Bashës dhe vula është e rëndësishme”, tha Nano për MCN Tv.