Luksoz ME 5 YJE! Ky është hoteli “Gloria Palace” ku u asfiksuan katër turistët rusë

Është mësuar se hoteli ku u asfiksuan dhe u gjetën të pajetë katër turistët rusë mbrëmjen e kaluar është “Gloria Palace”. Një resort me pesë yje i vendosur në bregdetin e Qerretit, në Kavajë.

 

Fotot që po shikoni tregojnë dhe luksin e hotelit me pesë yje ku dhe ishin vendosur prej një jave turistët rusë. Pishina, drita verbuese, rehati dhe relaks janë fjalët që mund të përshkruajnë këto ambiente që sonte u kthyen në ‘varrin’ e katër personave.

 

Në rrjetet sociale Gloria Palace reklamon edhe ambientet e saunës, dyert e të cilës u mbyllën sonte me dy çiftet rusë duke bërë që të katërt të asfiksoheshin dhe të humbisnin jetën. Hetimet vijojnë, pasi rrethanat janë ende të paqarta. Paraprakisht, policia ka deklaruar se katër turistët janë asfiksuar.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...