HYRJELAJMEKRONIKË“Kërkuan intimitet” Turistët rus u gjetën të pajetë në hotel, Anila Hoxha...

“Kërkuan intimitet” Turistët rus u gjetën të pajetë në hotel, Anila Hoxha zbardh dinamikën e ngjarjes

Dëshmitë e punonjësve të hotelit në Qerret të Kavajës, ku u gjetën pa jetë katër turistët rusë janë zbardhur nga gazetarja Anila Hoxha.

Mësohet se viktimat kishin rezervuar në vendin tonë me një agjenci turistike dhe kanë mbërritur të dielën e kaluar.

Sipas informacioneve, ditën e fundit të jetës, të katërt kanë udhëtuar drejt Ohrit.

Në darkë kishin rezervuar xhakuzi në ambientet e hotelit, por kanë mbërritur me vonesë, rreth orës 20:30, sipas një punonjëseje.

Pasi zbritën nga dhoma shkuan në katin e nëndheshëm, ku ndodhet xhakuzi. Në hotel nuk kanë konsumuar ushqime apo pije.

Kur punonjësja i ka pyetur nëse u duhet diçka, janë përgjigjur se kanë nevojë për privatësi.

Sipas punonjëses, ajo ka shkuar sërish t’i pyesë nëse duan të porosisin gjë dhe sërish kanë marrë të njëjtën përgjigje.

Më vonë, ka shkuar t’i thotë që do ambienti i xhakuzit dot të mbyllet, por i ka gjetur të pajetë personat.

Viktimat ishin të afërm me njëri-tjetrin. Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe u gjetën pajetë nga një punonjëse e personelit, recepsionistja e hotelit, ku ishte akomoduar grupi i shtetasve rusë.

Menjëherë pas ngjarjes, është njoftuar ambasada ruse, që u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të jenë të pranishëm gjatë ekspertizës mjeko-ligjore, për të parë më pas si do te procedohet nga Prokuroria e Kavajës.

TE TJERA

spot_img