HYRJELAJMEAKTUALITETDimri errdhi dhe behuni gati. Silva Bino ben deklaraten e forte per...

Dimri errdhi dhe behuni gati. Silva Bino ben deklaraten e forte per te gjithe

Këtë dimër nuk do të ketë vetëm Covid-19, por edhe grip të stinës.

 

Referuar të dhënave dhe situatës nga vendet e tjera, ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë qarkullimin e gripit dhe koronavirusit njëkohësisht.

 

Silva Bino nuk përjashton praninë e gripit në vendin tonë edhe pse deri tani nuk ka raste të izoluara.

 

“Vjet nuk kemi pasur grip, por kishim një mbyllje më të madhe. Eksperienca që na vjen nga hemisfera jugore dhe nga shtete të tjera flasin dhe për qarkullim të gripit. Një bashkëqarkullim i gripit me Covid-19 është një ngjarje e rëndësishme, që çon në rëndim të situatës dhe ngarkesës në spitale. Për këtë arsye, kërkohet vaksinimi dhe për Covid-in dhe për gripin”, u shpreh Bino.

 

Qarkullimi i gripit në pandemi do ta rëndojë situatën në dimër duke shtuar edhe ngarkesën në spitale. Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik rekomandon kryerjen edhe të vaksinës së gripit, e cila do të nisë të aplikohet nga java e ardhshme. Bino sqaron se ajo mund të kryhet në të njëjtën kohë me vaksinën anti-Covid.

TE TJERA

spot_img