“Dashuria mori fund kur e mora vesh!” Femër e fortë, arkitektja nga Lushnja përballoi shtatë ndërhyrje

Historia e Desara Qoses, arkitektes nga Lushnja që rrëfeu bete jën me kancerin e gjirit, u trajtua në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

 

Ajo zbuloi se u diag’nostikua me tu-mor në moshën 24 vjeçare dhe shkak për kontroll u bë një moment rastësor kur ishte duke provuar një këmishë.

 

Vizitë pas vizite dhe ndërhyrje pas ndërhyrje, Desara tregoi se iu është nënshtruar disa operacioneve brenda dhe jashtë Shqipërisë, pasi për fat të keq sëmundja rishfaqej.

 

Pas 7 ndërhyrjeve ajo më në fund gëzon shëndet të plotë, edhe pse pas gjithë këtyre viteve asgjë nuk ka qenë e lehtë.

 

Për fat të keq, Desara ka humbur nga kjo sëmundje një mikeshë italiane, të cilën e kishte njohur teksa kuroheshin të dyja në Milano.

 

Mesazhi i bashkëshortit të së ndjerës që i tregonte se ajo nuk ia kishte dalë, bëri që Desara të përlotej në studio.

 

Megjithatë, ajo iu bëri thirrje të gjitha grave që të mos i neglizhojnë kontrollet, sepse ka shpresë kur sëmundja zbulohet në kohën e duhur.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...