HYRJELAJMEKRONIKËSaimir Kodra fëlliq keq dhe denoncon punësimet në Universitetin e Mjekësisë...

Saimir Kodra fëlliq keq dhe denoncon punësimet në Universitetin e Mjekësisë…

Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi mbrëmjen e sotme rastin e Majlind Shkirës, i cili edhe pse është kapur me shkelje disa herë, është emëruar auditues në Universitetin e Mjekësisë.

Kryetari i Bordit të Administrimit në Universitetin e Mjekësisë, Florian Toti, hoqi përgjegjësinë nga vetja kur u pyet nga gazetarja e Stop për këtë rast, dhe tha se “nuk i takon atij të vlerësojë nëse procedura e punësimit ishte e rregullt apo jo”.

Jo vetëm kaq, por z.Toti duket se nuk pranoi as raportet e shtetit që e nxjerrin Majlind Shkirën në shkelje, kur tha se pse gazetarja e pyet vetëm për pasaktësitë dhe jo për saktësitë në punën e Shkirës.

Pas këtij reagimi të Florian Totit, reagoi ashpër drejtuesi i emisionit Stop, Saimir Kodra, i cili u shpreh se është e pakuptueshme që një person i kapur disa herë në shkelje emërohet në postin e audituesit në Universitetin e Mjekësisë, kur në fakt atë vend pune mund ta kishin fituar të rinj apo të reja që kanë përfunduar studimet me vlerësime të larta.

“Flet për Majlind Shkirën që ka 1001 shkelje që vetë institucionet shtetërore e kanë kapur në shkelje, e emëron bordi i Universitetit të Mjekësisë. Çfarë bëni kështu? Unë e kam punën time dhe uroj ta kem gjatë. Në mos në këtë formë, në një formë tjetër”, u shpreh drejtuesi i emisionit Stop.

Saimir Kodra foli edhe për afera të tjera që ndodhin në bordin e Universitetit të Mjekësisë, kur tha se: “Ju doni që nesër para universitetit tuaj të mblidhen 200 çuna e goca që janë specializuar jashtë,

janë ekselentë dhe janë pa punë e t’ja u venë flakën zyrave tuaja të fëlliqura dhe të poshtra, ku përveç mbledhjeve herë pas here i keni dhe këto flirtet seksuale ndonjëherë”. /tvklan.al

TE TJERA

spot_img