Rama-gazetarëve: Qeshni ju, satelitët do i kemi, për çfarë do të përdoren…

Kryeministri Edi Rama, në prononcimin për media tha se satelitët do i kemi shumë shpejt dhe qëllimi i tyre do të jetë për të forcuar kontrollin e territorit.

 

Sipas kryeministrit, këto mjete garantojnë një monitorim të territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë te ndërtimet, te monitorimi lidhur me informacionin që u duhet strukturave të shtetit.

 

“Kini durim, qeshni se e qeshura iu bën mirë, Shqipëria do të ketë satelitë dhe do i ketë shpejt për të forcuar të gjithë territorin në kontrolle, s’do ketë vetëm satelitë por edhe dronë inteligjentë për ta çuar vendin në një nivel tjetër në aspektin e administrimit të territorit. Këto mjete garantojnë një monitorim të territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë te ndërtimet që ky territori te monitorimi lidhur me informacionin që u duhet strukturave të shtetit.

 

Të çuarit deri në fund të përpjekjeve për të izoluar tërësisht trafikune lëndëve narkotike…. Për shumëçka dhe natyrisht edhe për të luftuar krimin e organizuar duke pasur kapacitete monitoruese të paimangjinueshme. Vende tjera të zhvilluara e bëjnë këtë gjë dhe e mira e kësaj kohe është se nuk ka nevojë të jesh një vend super i zhvilluar për ti vënë vetes në dispozicion mjete të kësaj natyre. Do i kemi shpejt satelitët”, tha Rama.

 

Ditën e djeshme nga foltorja e Kuvendit, Rama u ndal te mbrojtja e territorit. Në këtë drejtim ai paralajmëroi se Shqipëria do të dërgojë në orbitë, duke nisur nga viti i ardhshëm, dy satelitë, të emërtuar “Albania 1 dhe Albania 2”./Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...