OPINION – Prova se bukuria nuk mjafton, as edhe si zëdhënës e përkohshme e një fushate elektorale…

/Nga Blerti DELIJA/

 

Pa dyshim, është një nga vajzat më të hijshme të ekranit. Përmes tij, në shtëpitë e shumë shqiptarëve imazhi i saj ka hyrë edhe si e aftë, të paktën për profesionin e saj. Pavarësisht se ata që punojnë në media, e dinë kalvarin që duhet për të përgatitur 30 minuta, sidomos kur personazhi kryesor, përqendrohet tërërsisht tek pjesa e pamjes sepse të tjerat “i rregullojnë montazhierët”.

 

Floriana Garo ishte ndër gjetjet e PD- së për fushtën zgjedhore të 25 prillit. Sigurisht, askush nuk dyshonte se do ti jepte fitoren apo do ti shkaktonte humbjen e zgjedhjeve. Por në pjesën e imazhit të fushatës, ishte një aksesor që do të zbukuronte në të gjithë kuptimin e kësaj fjale, fushatën e demokratëve. Fundja, thjesht do të lexonte para kameras një tekst të parapërgatitur, të cilin mund ta lexonte disa herë për të interpretuar më mirë, më besueshëm. Për pjesën tjetër, me përjashtim të veshjes së zëdhënëses së fushatës që sipas gjasave, mund ta ketë përzgjedhur vetë bashkë me grimin (makiazhin), mendonte montazhieri.

Kjo vajzë bëri një sakrificë. La Zvicrën ku jetonte me familjen dhe erdhi në Tiranë, për tu përfshirë në fushatë elektorale me nurin e saj. Mesa duket, vetëm kaq. Por sigurisht, me logjikë, ky impenjim i ri dhe në “kapërcim të ylberit”, nuk ka qenë gratis. Dhe një imazh i këtij kalibri, nuk është se kushton lirë. Të paktën, në premtime në rast fitores së partisë imazh i të cilës kthehet.

 

Në fakt pak kush e dinte se Garo kishte “kapërcyer ylberin”. Në kuptimin politik të fjalës, sepse vinte nga një familje e majtë dhe ajo ishte për vete me bindje të djtahta. Kjo, një sakrificë jo e vogël por edhe “bonus” për të terhequr në mbështetje të PD- së edhe të majtë.

 

25 prilli dihet si shkoi tashmë. Dihet po ashtu edhe përballja e nisur në mes Bashës dhe Berishës brenda PD- së. Dhe ja, shumë muaj pas zgjedhjeve, shfaqet sërish në një studio televizive Floriana Garo, në cilësinë e ish- zëdhënëses së fushatës elektorale të PD- së. Duke mos qenë pjesë e politikës aktive, e ka të lehtë, është në të drejtën e saj të pozicionohet, të japë opinione për aktualitetin. Por moralisht, ajo nuk duhet të fliste më shumë se duhej lidhur me aktivitetin e saj si zëdhënëse e fushatës së PD- së. Të paktën, në kuptimin moral, për aq pak sa mund ti ketë mbetur politikës shqiptare.

 

“Jam ndier shumë mirë, ndoshta më ka ndihmuar eksperienca në media. Ekipi me të cilin unë punoj aty është i mrekullueshëm. Njerëz shumë mikpritës, mendjehapur. Më kanë dhënë rehati dhe informacion që më është dashur“, do të deklaronte në një nga intervistat e asja kohe Garo.

 

Ndërsa në një tjetër reagim, bukuroshja e ekranit do të shprehej “Koha juaj ka mbaruar, zoti Rama. Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to. Dhe ky është Lulzim Basha”.

 

Floriana Garo, zëdhënëse e fushatës elektorale të PD- së
E pasi ka përfunduar rolin e zëdhënëses, pas 25 prillit, Garo zbulon se nuk e ka kontaktuar askush, nuk është bërë asnjë mbledhje e stafit.

 

“Tek eksperienca ime e shkurtër në PD kam vënë re një mbyllje, se gjithçka do të ishte mes kryetarit dhe njerëzve të tij të afërt. Unë që isha zëdhënëse aty. Kisha idenë që gjërat do bëheshin më shumë në ekip, dhe kam parë një mbyllje, jo një hapje, jo transparencë me ekipin e fushatës. Si do bëhen gjërat, cila do të jetë strategjia. Unë nuk kam patur asnjë lloj feed back-u pas fushatës. Asnjë gjë. Dhe mua më është dukur shumë e çuditshme, sepse njeriu thotë… madje dhe një lloj inkurajimi të ekipit, çfarë ka ndodhur dhe çfarë do bëjmë. Asgjë“, tha në studion e “Opinion” Garo.

 

Mesa duket, Garo nuk e ka kuptuar rolin e saj në fushatën e PD- së. Sepse ajo nuk ishte dhe nuk mund të ishte pjesë e strukturës politike. Ajo ishte thjesht dhe vetëm pjesë e imazhit publik të fushatës. Nëse nuk ka marrë “hakun” për punën e bërë, është çeshtje tjetër. Ka gjithë të drejtën e Zotit të shfrytëzojë hapësirat mediatike për të marrë atë që mund ti jetë premtuar dhe nuk e ka marrë akoma.

 

Së fundi, mesazhi që përcillet përmes këtyre rreshtave, është i thjeshtë. Bukuria nuk mjafton, qoftë edhe në rolin e zëdhënëses së përkohshme të një fushate elektorale. Partitë politike duhet të investojnë në kohë dhe figura. Figura që ruajnë qendrueshmërinë, edhe politike, duke mos nxjerrë në “treg” informacione që mund të klasifikohen edhe sensitive, të mësuara për shkak të pozicionit. E kur bëhesh palë në një përballje politike brenda partisë që i ke sherbyer qoftë edhe përkohësisht, atëherë je e destinuar të jesh gjithmonë thjesht dhe vetëm lexuese e një teksti që të vënë përpara të parapërgatitur. Zëdhënëse e një subjekti politik, qoftë edhe e përkohshme, është krejt tjetër.

 

E për ta mbyllur, ata që kanë kohë e durim, mund të lexojnë përshtypjet e Floriana Garos për Lulzim Bashën në kohën kur ishte zëdhënëse e fushatës elektorale të PD- së. Duke shpresuar që këto radhë më sipër, mos ti merrni për “sek sizëm”.

 

“Pasi u disa here takova Lulzim Bashën, e kisha te qarte se ai është udhëheqësi që i duhet Shqipërisë. I vendosur, karizmatik, me përvojë . Dhe në të njëjtën kohë edhe një njeri i dashur dhe i afërt me njerëzit. Një person që ju flet njerzzve në sy, me të njëjtën gjuhë. Një person i cili është i përkushtuar ndaj Shqipësrise tone te bukur dhe është i gatshёm pёr tё sjellё ndryshimin qe mezi e presim te gjithë. Muajt e fundit e kam parë duke punuar deri në orët e vona të natës.

 

Ai eshte konsultuar me shumë ekspertë për të sjellë më shumë plane pune, te detajuara dhe që do të përmirësojnë jetën e të gjithë neve në Shqipëri. Unë e kam parë Lulzim Bashen të zhvillojë bashkёbisedime dhe takime mbi çёshtje politikash me udhëheqësit evropianë. Unë pashë se si ata e vёshtruan atë – me admirim dhe me miqësi të thellë. Dhe mbi të gjitha – pashë Lulzim Bashёn qё takohet çdo ditë me qytetarët e Shqipërisë. Nga këto takime mësova ta vlerësoj edhe më shumë.

 

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për ndryshim. Vendi ynë ka nevojë për ndryshim. I vetmi person që mund ta sjellë këtë ndryshim, I vetmi person që mund të formojë një qeveri që do të punojë për qytetarët në vend të një qeverie që punon vetëm për vete e saj”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...