Me syze dhe kapele. Një person i panjohur bën “kërdinë” në një exchange në Tiranë, i vjedh 40 mijë euro sy për sy (Detajet+Video)

Ngjarja ka ndodhur më datë 9 tetor, në rrugën ’Asim Vokshi’, ku kamerat e sigurisë kanë kapur të gjitha veprimet, që ka kryer ky person i paidentifikuar, në ambjentin e brendshëm.

Video është vënë në dispozicion nga denoncuesi Ervin Hasanbelli, për emisionin investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një harku kohor prej 3 minutash.

Ky person është paraqitur në këtë pikë Exchange, rreth orës 13:08 minuta për të këmbyer lekë në euro. Fillimisht, në video duket personi i maskuar me syze dhe kapele, si dhe me një maskë anti Covid.

Ai vendos disa zarfe mbi tavolinë, ndërsa nis të komunikojë me pronarin me google translate, pasi sipas Ervinit ai fliste rusisht. Burri duket i qetë dhe i pashqetësuar në veprimet e tij, ndërsa i kërkon pronarit një stilolaps dhe një bllok. Pasi përllogarit këmbimin valutor, pronari i jep 40 mijë eurot, të cilat personi i paidentifikuar i vendos në zarfe dhe i fut në një çantë të zezë me kod.

Në të njëjtën kohë, ai nxjerr dy zarfe të tjera, ku në sipërfaqen transparente dallohej se kishte lekë. Në të vërtetë njëri zarf kishte 500 mijë lekë të vjetra (prerje të ndryshme) dhe në tjetrin 200 mije lekë të vjetra dhe në brendësi ishin të mbushur me letra.

Ai shpërqëndron pronarin, pasi i kërkon të shkruajë kursin e këmbimit në bllok. Në momentin e fundit ndërron zarfet, merr ato me 40 mijë euro dhe lë zarfet e mbushura me letra në çantën me kod, të cilën e lë aty duke e përdorur si alibi, se do të kthehej sapo të sillte shumën e plotë të lekëve.

Ervin Hasanbelli tregon për ’Pa Gjurmë’ sesi ra pre e këtij mashtrimi. Ai thotë se i njëjti person kishte shkuar edhe dy herë të tjera në Exchange-in e tij duke përdorur të njëjtën skemë mashtrimi, pasi kishte bërë këmbime në vlera më të vogla parash.

Faktikisht ai kishte ardhur edhe dy herë të tjera në dyqan, ku ka bërë blerje në 1000 euro dhe një herë tjetër 500 euro. Ai kishte një metodë të tillë, psh: më kërkonte të blinte 1 mijë euro, unë ia jepja dhe i fuste në një zarf. Më pas zarfin e vendoste në një çantë me kod dhe më kërkonte ta mbaja aty, derisa të merrte lekët në shtëpi dhe për 10 minuta vinte dhe më sillte lekët.

Këtë veprim e bëri dy here, derisa më 9 tetor arriti që nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi të më vidhte 40 mijë euro. Herën e fundit, ai me shpërqëndroi, duke më kërkuar një stilolaps dhe një bllok për t’i shkruar çmimin.

Në momentin që unë po merresha me pjesën e çmimit, ai këmbeu zarfet. Ato me euro që unë i dhashë i vendosi tek çanta e dorës dhe zarfet e mbushura me letra i vendosi tek çanta e zezë me cod, që e la në dyqan. Do kthehem pas 10 minutave më tha, por nuk u duk më. Ai fliste rusisht dhe ne komunikonim me google translate.

Ky person është i njëjti, me imazhin e shfaqur nga mediat turke, ku ai ka mundur të vjedh me anë të së njëjtës skemë mashtrimi, afro 80 mijë euro, në disa pika këmbimi valutor në Turqi.

Mediat turke kanë publikuar të tjera dëshmi, ndërsa pjesë e këtyre dëshmive të ngjashme është bërë edhe shqiptari Ervin Hasanbelli. Dyshohet se ky person, emri i të cilit nuk është zbuluar ende mund të jetë me origjinë nga Gjeorgjia, ose në një nga vendet e Kaukazit. /Shqiptarja.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...