HYRJELAJME“Do doja të dhuroja jetën time, që ta veshësh me gëzimin tënd”,...

“Do doja të dhuroja jetën time, që ta veshësh me gëzimin tënd”, Ergi Dini do festonte sot 27 vjetorin e lindjes, babai i tij e kujton me vargje…

5 vite më parë, në një aksident tragjik, do të humbiste jetën Ergi Dini, fitues i “X- Factor” dhe një nga zërat më premtues të muzikës shqiptare. Djalë i vetëm me dy motra, Ergi la një boshllëk e trsihtim në familjen e Dini, e cila e kujton atë vazhdimisht, edhe përmes rrjeteve sociale.

 

Po të ishte në jetë, sot Ergi do të festonte 27 vjetorin e lindjes. Babai i Ergit, gazetari Dashamir Dini, ka zgjedhur ta kujtojë djalin e tij me disa vargje, të cilat ka dashur ti bashkëndajë me miqtë e tij në rrjetet sociale.

 

Janë vargje që nuk shkruhen me dorë por me zemër, nga një prind i zhuritur për djalin e tij të vetëm, i cili u largua nga kjo jetë në nisje të rrugëtimit jo vetëm të muzikës por edhe të jetës.

 

ERGIT NË 27-VJETORIN E DATËLINDJES, SOT.

 

Ah, ky mëngjes i vrant
pa vazon plot trendefila te kuq, te agimit!
Ah, ky mëngjes

plot gjethe te trishtuara
qe bien si lot,
nga degët e shtrira
si krahët e përqafimit…!

 

Ah, ky mëngjes
i zhytur në mallkimin e ikjeve te pikëlluara
të zogjve kengëharruar…!
Përsëri
erdhi kjo ditë

e vizatuar me gri
edhe në të 27-in vit,
se Ti
nuk je këtu!

 

Në një cep të pritjes
kitarra Jote
në duart e heshtjes
i këndon mallit…
Bir, çdo gjë e kësaj bote te pret.

 

Sot
do desha te bëja dhuratën e fundit
për ditëlindje!
Sot,

do doja të dhuroja jetën time,
që ta veshësh
me gëzimin Tënd!

 

Dashamir Dini

TE TJERA

spot_img