Stuhia mund të vijë edhe në Shqipëri… Greqia nuk gjen qetësi: Përmbytjet zaptojnë rrugët e qyteteve, mbyllen shkollat (video)

67

Ministri i Krizës Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Christos Stylianidis , në Greqi në një konferencë urgjente dha një raportim lidhur me mekanizmat shtetëror për të përballuar këtë situatë.

Në fillim të konferencës, Stylianidis foli për një fenomen shumë të rrezikshëm, që po ndodh aktualisht në Greqi dhe që ka shkaktuar përmbytje masive.

Sidomos për Atikën, ministri grek përmendi se 385 thirrje janë bërë në Brigadën e Zjarrfikësve në më shumë se 20 zona, shumica prej tyre për përmbytje- më konkretisht, 340 prej tyre, ndërsa 11 ishin për evakuimin e qytetarëve.

Siç e përmendi ai, problemet kryesore në lidhje me akumulimin e ujit dhe trafikun e automjeteve gjenden në Elefsina, Hamosternas, Petrou Ralli, Pire dhe Avenue Kifissias.

Shkollat do të mbyllen nesër në Evia, Halkidiki. “Ne kemi parandaluar shumë incidente, të cilat mund të zhvillohen në mënyrë të pakëndshme,” tha Stylianidis, duke folur për dy ditë kritike, ndërsa theksoi se të gjitha forcat në vend janë në gadishmëri të plotë.

“Le të shmangim çdo lëvizje të panevojshme për aq kohë sa të zgjasin fenomenet e motit,” rekomandoi edhe një herë Stylianidis.

Lexo edhe:   “Vendi për të cilin lu.ftoi babai im, sot nuk ka vend për mua”