Keq trajtoi në mënyrë barbare e gruan, por prokurori kërkon sërish 3 muaj kohë për hetim

Në 21 Shtator në emisionin “Stop” është transmetuar historia e një zonje, e cila keq trajtohej nga bashkëshorti. Kjo gje ka qenë sistematike, pasi për 1 vit e gjysmë ai e ka keq trajtuar pa asnjë shkak.

 

Gruaja ka një djalë 15 vjeç dhe një tjetër 3 vjeç, të ardhur në jetë nga marrëdhënia me agresorin Ervin Hysolli, por pas aktit sistematike ajo ka vendosur që të ndahet dhe ta denoncojë.

 

Herën e fundit që degradoi është kacafytur me djalin e madh. Kur djali më pa përtokë të gjakosur, iu vërsul dhe i tha mos e prek më nënën time. Filluan të kacafyteshin dhe kjo ishte arsyeja pse kam shkuar në spital. Kur kam parë policin e ndjeva që nëse nuk e denoncoja atëherë jeta ime radhës tjetër do kishte marrë fund”.

 

Në 30 Shtator është zhvilluar seanca gjyqësore për këtë çështje dhe prokurori Kasem Berberi kërkoi edhe 3 muaj kohë për hetim, pas 6 muajsh, që kishte në dispozicion për këtë dhe pamjeve e provave, që u transmetuan në “Stop”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...