Emigranti shqiptar vjen nga Anglia dhe i tregon famiΙjes të dashurën, nënës i bien të fikët pasi ajo është…

139

Një djalë shqiptar që jetonte në Angli disa ditë më parë është kthyer në vendlindje për t’i prezantuar familjes të dashurën e tij.

Por, familjarët e tij janë habitur kur e kanë parë nusen e djalit, pasi nuk e dinin se e dashura e tij ishte 20 vite më e madhe se ai.

Siç raporton gazetari i “Aldo Morning Show”, gjatë qëndrimit në Shqipëri djali i ka treguar familjarëve se e dashura e tij 40-vjeçare ishte shtatzënë.

Sapo kanë marrë lajmin nënës së tij i ka rënë të fi kët pasi mendonte se djali e donte vetëm për dokumentet.

“Një djalë është rikthyer nga emig racioni për t’i prezantuar familjes të dashurën e tij angleze.

Mirëpo familjarët nuk e dinin se ajo ishte 20 vite më e madhe se djali.

Për një moment ata e kanë pritur mirë, sepse mendonin se ai e donte vetëm për dokumentet, por pak kohë më vonë kanë marrë vesh se ajo ishte shtatzënë.

Djali është 20 vjeç, ndërsa gruaja është 40. Ka qenë vetë djali ai që i ka dhënë lajmin familjarëve dhe gjatë kohës që iu ka treguar nënës së tij i ka rënë të fikët”, tha gazetari.

Lexo edhe:   Propozimi për martesë në televizion, ja si përfundoi historia e dashurisë së ndaluar pas ndërhyrjes së policisë