“E kapin hopa dhe e largojnë”/ Topalli paralajmëron “fundin” e Bashës

Jozefina Topalli është shprehur e bindur që kreu i PD, Lulzim Basha do të shkarkohet nga Kuvendi.

 

E ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku përballë një paneli me analistë, Topalli tha se kjo është një gjë e sigurtë dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër.

 

“Po e them që të mos ketë keqkuptime. Unë nuk do të jem kandidate dhe kryetare e Partisë Demokratike. Unë jam në Partinë Demokratike. Jam anëtare e saj. Kam qenë, jam dhe do të jem aty. Por jo kryetare”, tha Topalli.

 

E pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Lulzim Basha dhe kryesia nuk e njeh Kuvendin e PD, Topalli tha se “Ore ai nuk njeh asgjë. De fakto ai ka ikur. De fakto nuk është më kryetar sepse i ka ikur anëtarësia, i kanë ikur të gjitha kolonat. I ka ikur baza dhe rri vetëm me vulën në zyrë.”.

 

Më tej, Topalli theksoi se kur vendos Kuvendi, nuk pyet më kush për Bashën.

 

“E kapin hopa dhe e largojnë. Mblidhet kuvendi. Kush pyet për të. Kur kuvendi vendos, nuk ka më.”-tha Topalli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...