U nda nga Bora sepse familja e tij e kishte problem që ajo kishte fëmijë? Donaldi hap zemrën: Familja ime nuk …

183

Nga më të komentuarit e Big Brother Vip padyshim janë Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj. Këta dy njiheshin nga jashtë pasi shoqja e Semit, Bora Zemani ishte për tre vite e lidhur me aktorin.

Afrimiteti i tyre ka irrituar ndjekësit që filluan dyshimet për raportin e tyre por këtë dyshim duket ta ketë pasur edhe dikush brenda. Ka qenë Paloma që ka habur debatin duke bërë që të sqarohet njëherë e mirë çdo gjë.

Mes tjerash ata zbuluan se Donaldi nuk ishte arsyeja që Bora u nda nga partneri i mëparshëm e as familja e tij nuk e kishte aspak problem që prezantuesja kishte fëmijë.

Pjesë nga biseda:

Paloma: Familja jote e ka problem që ti të qëndrosh me një femër të martuar?

Donaldi: Të martuar? Semi: S’ka qenë e martuar. Paloma: Me fëmi?

Donaldi: Jo, asnjëherë. Ata duan që unë të jem i lumtur. Dhe kur unë jam i lumtur, janë edhe ata.

Semi: Ai ka ndejt 3 vjet me atë, si mund ta kishte për ters?

Paloma: Arsyeja e ndarjes së asaj vajzës (Borës) nga partneri që kishte…

Donaldi: Isha unë?… Semi: Ohoo jo. Donaldi: Jo, nuk isha unë.

Semi: Jo moj shoqe, ti se dike historinë fare, mos flit kot. Ajo është ndarë vite përpara.

Paloma: He mi se s’ka 100 vjet që është ndarë se…. Semi: Ka, ka. Semi: E ka çunin në klasë të parë ajo oj shoqe!

Monikaa: Unë për shembull mendova se ju të dy jeni njohur që nga jashtë dhe do të përjetojnë dashuri, thashë unë.

Semi: Po jo mi, ne dukeshim që s’ishim ashtu…Dukeshim po them…dukemi që s’jemi ashtu. Unë e kam kiminë me këtë robin, por e kam që nga jashtë, shoqëri, tjetër lidhje.

Lexo edhe:   21 vjeçarja që udhëton nëpër botë dhe ka blerë dy shtëpi, fiton 4500 euro në ditë vetëm sepse është e dashura e …