SKANDAL, shteti nuk bën asgjë! Denôncimi: “Më thanë se do fitoja para”, të miturën duan ta tråfikojnë për prôstitucion

113

Denoncon në polici se duan t’i trafikojnë vajzën për prostitucion, të nesërmen vajza e mitur dhunohet rrugës, kur po kthehej nga shkolla. Ngjarja ka ndodhur në Fier dhe për shkak të mosveprimit të policisë nëna e të miturës i është drejtuar emisionit Fiks Fare.

 

Manjola Cania tregon se vajzën e saj të mitur kanë dashur ta trafikojnë njerëz të panjohur. Në momentin që vetë vajza ja ka treguar diçka të tillë nënës, zj. Manjola i është drejtuar policisë për të denoncuar. Por vetëm një ditë pas denoncimit në polici vajza e saj e mitur është dhunuar në rrugicat e lagjes, ditën me diell kur po kthehej nga shkolla.

 

Nëna tregon se të dyja jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe se të vetme të ardhura i sigurojnë nga mbledhja e kanaçeve bashkë me të bijën. Ajo tregon edhe ngjarjen se si u njoh vajza me këta persona.

 

Nga gjendja e mjerueshme ajo u pohon gazetarëve të Fiksit se fillimisht vajzës së saj të mitur i është afruar një vajzë e re, ku i ka kërkuar që t’i pastrojë shtëpinë kundrejt pagesës. Pasi kanë shkëmbyer numrat e telefonit vajzat kanë filluar të komunikojnë me njëra tjetrën.

 

Më pas 15 vjeçares i është kërkuar që të kryej marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. E vënë në dijeni nga vajza zj Manjola i është drejtuar për shtatë ditë rresht Policisë Fier për të denoncuar këtë ngjarje, por asnjëherë nuk është pritur nga blutë e Fierit. Sipas saj në komisariat i nxirrnin justifikime të ndryshme , njëherë nuk ishte psikologia e njëherë nuk ishte shefi.

 

Gazetarët e Fiksit pyesin edhe 15 vjeçaren e cila tregon të njëjtat gjëra . Me kërkesë të nënës së saj e mitura pajiset me kamer të fshehtë dhe jep dëshminë pas shtatë ditësh që nuk pritej në komisariat, në prani të shefit dhe OPGJ-së Daniel Noka.E mitura rrëfen sesi i është kërkuar të marrë para në këmbim të seksit si fillim në Shqipëri dhe më vonë të udhëtonte drejt Gjermanisë.

Lexo edhe:   Rriten vjedhjet te pjesët e makinave, hajdutët “zbulojnë” metalin 20 herë më të shtrenjtë se ari

 

Ndërkohë në sms-të e zbardhura mes të miturës dhe vajzës tjetër, duket qartë biseda ku i kërkohet të shesë trupin për para. Punën e të miturës do ja menaxhonin nëpërmjet një faqe në facebook. E mitura do shfaqej me trup të zhveshur dhe do t’i vendosej edhe çmimi. Ndërkohë 1 muaj pas këtij denoncimi nëna e të miturës thotë se shteti nuk ka bërë asgjë.

 

“Vajzës i vijnë kërcënime nga personat që denoncuam” shprehet ajo. Interesohet në komisariat se çfarë po bëhet me çështjen e saj dhe merr të njëjtën përgjigje sa herë. Shefi është me pushime gjithashtu edhe prokuroria është me pushime. Nëna telefonon edhe inspektorin e zonës Jozef Kongjonin, por edhe ky ia pret shkurt duke i thënë të marrë 129!