Pas miratimit për kurorëzim të së njëjtës gjini, qeveria merr vendimin e çuditshëm

90

Martesa e të njëjtit seks është e ligjshme në Holandë që në vitin 2001, por gjithmonë është supozuar se nuk mund të zbatohet për kurorën mbretërore pasi do të duhej të kishte një trashëgimtar të fronit.

- PUBLICITET -

Tanimë, kryeministri në detyrë Mark Rutte ka bërë të qartë se çdo mbret apo mbretëreshë mund të martohet me një person të së njëjtës gjini.

Trashëgimtarja e fronit holandez, Princesha Amalia, mbush 18 vjeç në muajin dhjetor. Rutte u shpreh se gjithçka kishte të bënte me “situata teorike” dhe se mbretëresha ka të drejtë të martohet me një person të njëjtës gjini.

“Qeveria beson se trashëgimtari gjithashtu mund të martohet me një person të të njëjtit seks,” shkroi Rutte në një letër drejtuar parlamentit.

“Prandaj kabineti nuk sheh që një trashëgimtar i fronit apo Mbreti duhet të heqë dorë nëse ai/ajo do të dëshironte të martohej me një partner të të njëjtës gjini.”

Në ndryshim nga martesat e rregullta, martesat mbretërore kanë nevojë për miratimin e parlamentit. Anëtarët e shtëpisë mbretërore holandeze me raste kanë hequr dorë nga vendi i tyre në radhën e trashëgimisë për t’u martuar me dikë pa leje.

Nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me jetën private të princesësh 18-vjeçare, teksa thuhet se ajo nuk mendon të martohet, port ë vazhdojë shkollën.

Lexo edhe:   Gruaja fiton mbi 22 mijë euro duke i përqafuar njerëzit si nënë!