Mori rolin e opinionistit në ‘BBV’, tani Arbër Hajdari merr vendimin e habitshëm dhe largohet nga…

175

Arbër Hajdari në të ardhmen nuk do të jetë më drejtues i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. Lajmin e ka dhënë vetë Arbëri teksa ishte i ftuar te “Rudina”, ku u shpreh se nuk do që jeta e tij të ndërtohet vetëm në kuadrin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, por unë do të provojë veten për atë që është shkolluar.

 

“Nuk e di, kemi disa plane, por që kur Vlera të vijë këtu dhe të sistemohet njëherë, mendoj që mund të nisim edhe diçka të re bashkë, një punë të re, Arbri nuk do të jetë përgjithmonë pjesë e fondacionit. Mendoj se i kam shërbyer vendit tim.

 

I kam shërbyer për një sistem që nisi me ato qeskat e vogla, por sot është krijuar një sistem që ndsdhta për shumë pak kohë ka nevojë për Arbrin dhe pastaj ecën vetë. Kështu që jam krenar për këtë. Nuk dua që jeta ime të ndërtohet vetëm në kuadrin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, por unë dua ta provoj dhe veten time dhe, së pari për gjënë që jam shkolluar dhe së dyti pastaj..”

 

Për të është e rëndësishme të vazhdojë në një kuadër tjetër, në Drejtësi, për të cilën ka mbaruar edhe studimet, ndonëse do të jetë gjithnjë i pranishëm kur të jetë e nevojshme.

 

“Për Drejtësi. Dhe ashtu siç vij nga familja ime, babain, vëllain, ndoshta do mendoj të krijojmë diçka me njëri- tjetrin. Dhe nuk dua të jem gjithmonë, përgjithmonë drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.

 

Unë do të jem gjithmonë aty për t’u kujdesur nëse kanë nevojë për mua. Por “Fundjava Ndryshe” së shpejti do të përgatitet të zgjedhë një drejtues apo drejtuese të re, dhe çdo set i këtij fondacioni i cili menaxhohet nga 9 anëtarë bordi që janë pjesë e këtij fondacioni, do të ngelet aty.” /News31

Lexo edhe:   Van Damme me rolin e një shqiptari kënaqi zemrat e të gjithëve