“Ke bërë gabimin më të madh të jetës do të të q… robt..”- Flet mësuesja e Letërsisë që u zu me zyshën e Historisë

264

Zbardhet dëshmia e mësueses së Letërsisë, Elida Qenami në shkollën “Çajupi”, per sherrin dhe konfliktin qe ndodhi pak dite me pare.

“Sherri ka nisur një javë më parë, 4 tetor.

“Mësuesja Domenika e ka ndalur e i ka thënë: Pse më bëni shenja pas krahëve të mi”. Aty filloi debate verbal për arsye banale dhe ajo shkoi më tej duke më sharë dhe ofenduar nga ana personale, të cilat nuk kishin lidhje me punën. Filloi të më përmendte pjesën që jam e divorcuar, bashkejetesën që unë po kryej me partnerin tim. Unë në këtë moment nuk kam debatuar fare por i kam kërkuar të më lejë rehat” ka treguar mësuesja.

Historinë mësuesja e Letërsisë ia ka treguar partnerit të saj e ky I fundit I ka telefonuar dhëndrit të koleges së saj pasi kishte njohje me të. Ai ka kërkurar të takoheshin në mënyrë që të bisedonin për situatën.

Sipas dëshmisë së saj dy burrat janë sqaruar. Edhe vajza e koleges së saj e ka takuar për ti konfirmuar se gjithçka ishte mbyllur.

“Situata ka qenë e qetë deri më 8 tetor kur ka dalë 10 minuta përapara mësimit pasi e kërkonte Domenika. Në një gëndje histerizimi duke qarë dhe bërtitur më akuzonte me fjalët: Do më marrësh në qafë djalin. Ka ardhur djali im këtu. Do ta shikosh ça do të të bëj. Do të të rrah..” dhe filloi sërish të më ofendonte dhe të më kërcënonte duke ulëritur.. në atë moment unë qetësisht drejtohem duke I thënë “ Do të të telefonoj policinë” . Ajo vazhdoi sërish me kërcënime” vijon rrëfimin para grupit hetimor gruaja.

Ata ditë i ka kërkuar partnerit ta marrë nga shkolla se kishte frikë. “Tek dera e shkollës vjen djali i Domenikës,, Alvaro bashkë me një griup shokësh e më kërcënojnë me fjalët: Ke bërë gabimin më të madh të jetës do të të q… robt .. do të mbysim etj”, informon Ora News.

Lexo edhe:   Vdekja e foshnjeve, flet drejtoresha e spitalit: Erdhën pa jetë, nuk u dhamë dot ndihmën mjekësore

Aty ka qenë një patrullë policie e sipas dëshmitares ka ndërhyrë duke larguar Alvaro Toptanin dhe personat e tjerë.

Pas kësaj dite, mësueset kanë shkuar në shkollë të shoqëruara nga të afërmit e tyre pasi kishin frikë.

Më 11 tetor Elida ka treguar se është shoqëruar nga I vëllai dhe djali I dajës së saj, Laerti për në shkollë. Ky i fundit e njihte Domenikën dhe donin të mbyllnin konfliktin pasi kisha frikë”

“Jam ulur në kafe dhe vjen dhe Domenika . Kam kërkuar ta tako që të mbyll konfliktin pasi kasha frikë.

Në momentin që Domemika hyn në lokal ajo afrohet drejt nesh dhe fillon menjëherë debati, pasi vëllai im dhe djali I dajës i kërkuan të dijnë se çfarë ke me Eildën që e kërcënon. Ata i kanë kërkuar të takojnë djalin e saj, Alvaron dhe aty filloi debat verbal mes tyre.”

Më pas Elida ishte larguar për në mësim e ndërsa kishte qenë në orën e mësimit kishte mësuar për sherrin dhe personazhet e përfshirë në të”.