Fico paralajmëron shtim të rasteve: Do pritet çudia, çdo njeri …

149

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico ka paralajmëruar shtimin e rasteve dhe fataliteteve nga koronavirusi, pas grumbullimit të tifozëve mbrëmjen e kaluar në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen Shqipëri-Poloni.

 

Në Elbasan nga ku u takua me studentë, Fico thah se çdo njeri vlen njësoj pasi është familjari i dikujt teksa kujtoi rëndësinë e vaksinimit përballë kësaj situate.

 

“Popullata duhet të përgjigjet. I them të gjitha këto gjëra. Në fakt kjo është gjëja kryesore të mbrojmë veten. Askush nuk duhet të vënë në fajësimin e vetes për një vaksinë që e nuk e bëri, për masat që nuk i respektoi për faktin që shkon te arena me 22 mijë tifozë dhe pritet çudia, historia.

 

Jo nuk pritet. Pritet të ketë numra të lartë infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe ata personat që vdesin. 15 a 85 ç’rëndësi ka. Çdo njeri vlen. Është nëna, baba, motra, vëllai e dikujt tjetri. Çdo njeri që ka harruar të vaksinohet është aty. Shifrat sot janë të qarta”, tha ajo.

 

Fico përmendi shembullin e Izraelit e cila ka numër të lartë të të vaksinuarve në radhët e popullsisë.

 

“Të marrim Izraelin. Është popullsi e vaksinuar me shumë infektime. Por ku është Izraeli me vdekjen. Pasojat afatgjata janë një kosto shumë e madhe. Si duam ta bëjmë. Hajde t’u kthehemi pyetjeve që na bezdisin më shumë.

 

Vaksinat dhe ilaçet kundër tumoreve janë shumë të sofistikuara dhe duket sikur prodhimi i vaksinave ishte shans. Nuk ka qenë shans. Ishte teknologjia që atë kërkim shkencor e transformoi në vaksinë dhe u dha kohë vaksinave. Sot kemi vaksina që po fillojnë me radhë të marrin autorizimet e plota”, deklaroi Fico.

Lexo edhe:   Do të shpërndahen para me helikopter për shqiptarët? Flet guvernatori Sejko: Skenari i fundit