ËNDRRA PO BEHET REALITET, SE SHPEJTI PROJEKTI PËR AKSIN PREKAL-LOTAJ-NDËRLYSAJ

254

Një ndër akset kryesore me të rëndësishme të qarkut Shkodër është rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj (Theth). Aksi përshkon të gjithë zonën e Dukagjinit dhe një degëzim në lindje të këtij aksi (Lotaj-Lekbibaj) lidh zonën dhe Shkodrën me Lekbibajt në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës dhe më tej Gjakovën në Kosovë.

- PUBLICITET -

Ky aks i gjatë dhe i vështirë malor është shumë i rëndësishëm për kompletimin e rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit.

Nga ana tjetër rruga lidh komunitetet e fshatrave të ish-komunave Kir, Shosh e Shalë me Shkodrën duke mundësuar rigjallërimin social dhe ekonomik të tyre. Kolegët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit më dhanë lajmin e mirë se së shpejti do të fillojë projekti i detajuar teknik i kësaj rruge dhe se Banka Botërore në kuadër të kredisë për projektin e rrugëve dytësore ka rënë dakord në parim të financojë ndërtimin e kësaj rruge.

Angazhimi serioz i institucioneve të Qeverisë Shqiptare për zgjidhjet teknike dhe gjetjen e financimit për këtë investim mjaft të madh është një sinjal shumë i qartë dhe konkret për mbështetjen e qarkut Shkodër. Jam i bindur që me përpjekjen e të gjithëve do të mund ta kthejmë në realitet edhe këtë projekt.

 

 

 

Lexo edhe:   (Video) “Dua të shkoj me mamin”, e reja godet policin te dera e Infektivit: Më lër të futem brenda