“Edhe 2-vjeçarët të duan, je më …”, si i përgjigjet Berisha demokratit (VIDEO)

113

Gjatë foltores së Sali Berishës me demokratët në Kukës, nuk kanë munguar as batutat e qytetarëve. Një prej tyre, teksa foli me superlativa për ish-kryeministrin, në fund i uroi atij pleqëri të mbarë.

Ai i tha Sali Berishës që të mos frikësohet për moshën, pasi Joe Biden, presidenti i SHBA, është më i madh se ai.

Qytetari: Je i votuar edhe nga fëmija 2 vjeçar. Ne të falënderojmë, të urojmë pleqëri të mbarë. Ti mos u frikëso se je 76 vjeç.

Berisha: 77. Qytetari: Doja te ta ulja nje vit. Joe Biden është 88, i thonë 11 vjet je prapa Joe Bidenit. Ti shëndetin e ke, forcën e ke, mendjen e ke dhe ne kemi shpresën e madhe tek ty.

Berisha: Ka ndodhur një gjë e tme’rrshme me ish-kryetarin. E ka kapur një frikë e tme rrshme nga ju. Merr vendime nga zyra, nga frika. Së fundi tha: përjashtova edhe Flamur Nokën.

Dy gjëra do u them, në mënyrë absolute, asnjë prej jush, as unë dhe as kërkush nga ju, nuk i ka faj për frikën që i ka hyrë. E ka vetë. Vetë është pe ng, i pashpresë.

Është edhe pe ng edhe i pashpresë. Nuk kërkohet besë tek besëthyeri. A mund të jetë zot shtëpie ai që ka frikë nga burrat dhe gratë e shtëpisë. Ai duhet të ikë sa më parë”, deklaroi Berisha.

Lexo edhe:   SHKODËR, PD NGRE SHTABET, NOKA: FUSHATË DHE PROTESTË