Basha krijon armikun e radhës, tani kapet me pronarin e TV Klan: Televizion provincial….

127

Lulzim Basha ka kritikuar linjën editoriale të televizionit Tv Klan të Aleksandër Frangajt i cili po suporton Sali Berishën në betejën e tij kundër Shteteve të Bashkuara, Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

 

Duke folur për media, Basha e ka konsideruar si televizion që deformon të vërtetën për interesa personale.

 

Basha tha se ky është një televizion “provincial” që vijon të përfitojë.

 

“Nuk i takon një televizioni me licensë kombëtare të sillet si një televizion provincial, i cili shmang të vërtetat apo deformon të vërtetat”, tha ai duke qartësuar se këtë kunjë nuk e kishte me gazetarët e televizionit.

 

“Është mirë të jesh objektiv dhe të jesh objektiv duhet të thuash të vërtetën”, u shpreh Basha.

 

Ndërkohë, kreu i PD-së u kujdes që teksa foli për “llumin” që PD ka mbajtur pranë gjatë qeverisjes, shënjestroi edhe Aleksandër Frangajn.

 

Ky i fundit, vetëm gjatë qeverisjes Berisha ka përfituar së paku 16 milionë euro reklama.

Lexo edhe:   Nard Ndoka tregon çfarë i tha Rama që e bëri të largohej: “U tregua i sinqertë” Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL