U zu me kolegen për një tavolinë në lokal. Kjo është mësuesja protagoniste e sherrit që tronditi vendin…

Kjo është mësuesja e historisë në shkollën “Andon Zako Çajupi” Domenika Toptani 53 vjeç e cila ditën e djeshme u përfshi në një sherr me mësuesen e Letërsisë po në këtë shkollë, Elida Qenamin 46 vjeç, për një tavolinë në lokalin ku ishin ulur.

Të dyja mësueset janë pezulluar nga detyra. Dje në sherrin mes 2 mësueseve u përfshinë edhe të afërmit e tyre, të cilët përdorën karriget e lokalit duke gjuajtur njëri tjetrin dhe duke shtënë edhe në ajër.

Në pranga ka rënë Faja 39 vjeç i cili gjatë konfliktit me sende të forta dhe gjithashtu ka qëlluar vetëm 1 herë në ajër. 5 familjarë të tjerë të mësueseve janë vënë nën hetim, konkretisht Elton Kasaj, 30 vjeç, Enrik Qenami, 41 vjeç,

të afërm të mësueses së letërsisë Elida Qenami dhe Enea Kovaçi, 32 vjeç , Ndriçim Qefalija, 43 vjeç, Laert Duro, 41 vjeç dhe është shpallur në kërkim Alvaro Toptani, 27 vjeç, të afërmit e mësueses së Historisë, Domenika Toptani.

Motivet e zanafillës së debatit të nisur që në shkollë nuk janë sqaruar ende por ajo që dimë është se 2 mësuese e nisën sherrin për një tavolinë në loka, gjë që e kemi parë të ndodhë shepsh mes të rinjve por jo mes 2 përfaqësuese të arsimit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...