“Shteti zero respekt artistëve, si ka mundësi?”, Vesa Luma reagon për situatën e vështirë të Çun Lajçit

124

Këngëtarja e njohur, Vesa Luma ka reaguar së fundmi për situatën e vështirë të aktorit dhe autorit të disa librave, Çun Lajçit.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo e ka vlerësuar lartë figurën e aktorit dardan duke thënë se si ka mundësi që shteti nuk ka minimum respekti për artistët e tillë.

“Gjithë jetën ia kushton artit, teatrit, skenës, librave dhe në fund…. Si ka mundësi që shteti nuk ka minimum respekti për artistët e sidomos për një gjeneratë të tillë që kanë dhënë aq shumë për këtë vend.

Çun Lajçi”, kanë qenë fjalët e këngëtares. Prej disa kohësh, Vesa po qëndron në Kosovë pas një mungese të gjatë për shkak të situatës që u krijua nga pandemia.

Lexo edhe:   Fshati shqiptar me super vila të braktisura, gjysma e banorëve janë larguar