Rrëfehet Fifi! I pagoi borxhet të dashurit, por në fund ai i bëri surprizën e hidhur

134

Prej disa ditësh ka nisur Big Brother Vip dhe duket se dinamika ndryshon në çdo ditë. Rrëfime, debate, miqësi dhe shumë më tepër kemi parë në këto ditë ku 14 personazhet VIP i kanë gozhduar të gjithë para ekranit.

Këngëtarja Fifi së fundmi ka folur për ish-partnerin e saj teksa ka thënë se ai e ka lënë sepse vetë artistja qante shumë sipas tij.

“Unë nuk ju besoj meshkujve më, ai tjetri që do të vijë në jetën time duhet të më bindë që unë përkas aty, për ata unë mendoj shumë, se nuk besoj më, se e kam përjetuar vet me dhënë gjithçka për një njeri edhe me u zgjuar një ditë papritur edhe me të thënë unë nuk të kam dhënë shpresa.

Njëjtë më ka ndodhur edhe me atë para këtij të fundit, kam qenë me të, u nda me mua se nuk i pëlqente që unë qaja, se kur u njoh me mua, më pa në televizion vetëm duke qeshur dhe pas një viti e gjysmë ju ka kujtua që unë edhe qaj, dhe më thoshte ti po qan shumë,

ndërkohë ankohej për gjendjen ekonomike dhe ato para që unë i fitoja ia paguaja borxhet, në një rast ai shkoi dy javë Greqi, kur u kthye në të njëjtën kohë që u pajtua me mua e kishte nisur një lidhje tjetër dhe kthehej vetëm kur nuk ia hapte telefonin ajo tjetra”, ka rrëfyer ajo.

Lexo edhe:   U kap ‘mat’ në Sarandë me Atdheun, Antonela bën reagimin që nuk pritej