“Nuk ke ecur kurrë në muzikë”, debat i fortë mes Fifit dhe Sheilës në ‘BBV’

108

Ndonëse kanë shumë pak ditë që janë futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, VIP-at e “Big Brother” kanë nisur debatet dhe diskutimet. Ata kanë filluar të diskutojnë për shumëçka, nga punët e shtëpisë e bashkëjetesa, tek karriera e jeta e gjithsecilit jashtë.

 

Debati më i fundit, ka qenë mes dy këngëtareve: Fifit dhe Sheilës dhe “molla e sherrit” ka qenë muzika.

 

Ato kanë folur për mundësitë e gjithsecilit për të patur sukses, e gjatë debatit Fifi i është drejtuar Sheilës, duke i thënë se ajo është super-artiste, mirëpo s’ka ecur kurrë.

 

Sheila, e irrituar nga ana tjetër, ka argumentuar se kjo ka ndodhur jo për fajin e saj, por për fajin e njerëzve me të cilët ka punuar.

 

“Kam dy vjet që kam punuar për këtë dhe do nxjerr një album të tërë, atëherë hajde flasim. Ti nuk e di sesi mund të më ecë mua zemra ime. Nuk kam ecur sepse s’kam punuar me njerëzit e duhur” tha Sheila, duke iu drejtuar Fifit, në një diskutim që ka përfshirë edhe banorët e tjerë.

 

Kjo nuk është hera e parë që shkaktohen debate në shtëpi, pasi ka patur diskutime që nga gjërat më të vogla si pastërtia e gatimi në shtëpi tek tema të rëndësishme si tradhtia e karriera, si në këtë rast të fundit. Megjithatë, deri diku janë të justifikuara, për aq kohë sa 14 banorë ndajnë të njëjtën shtëpi, në kushte të pazakonta, e të izoluar. /News31

Lexo edhe:   Plas sherri! Merr fund miqësia e Noizyt dhe Mato Lales, publikohen bisedat…