Intervista në emisionin Ftesë në 5/ Ajo 61 vjeçe dhe ai 24, historia e dashurisë e çiftit me 37 vite diferencë

197

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u transmetua ekskluzivisht historia e dashurisë mes Cheryl dhe Quran, çiftit amerikan që kanë plot 37 vite diferencë nga njëri-tjetri.

 

Cheryl 61 vjeçare, pohoi se prej gati një viti jeta e saj është lumturuar falë prezencës së Quran.

 

Ata ishin parë si fillim kur Quran ishte vetëm 15 vjeç dhe asokohe punonte në një biznes që manaxhohej nga djali i Cheryl. Ndërkohë vite më pas u ritakuan në supermarket, e prej atij momenti jo vetëm që bashkëjetojnë, por edhe kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

 

“Ai erdhi pranë meje, më tha që jam e bukur dhe më këshilloi të mos dëgjoja mesazhet bullizuese që më vinin në rrjetet sociale”, u shpreh në një moment Cheryl.

 

E ndërsa Bieta dhe të ftuarit e tjerë të pranishëm e pyetën çiftin për planet e së ardhmes, Quran pohoi se për momentin po shijojnë dashurinë e tyre dhe çdo gjë do të shkojë spontanisht.

Lexo edhe:   Si reagoi Arbana Osmani kur e imitoi në ‘Klanifornia’? Delinda Disha flet hapur