Elhaidi rrëfen në Big Brother tradhëtinë ndaj ish-partneres: Vendosa të njoh një person tjetër

116

Përgjatë realizimit të sfidës javore Elhanid Cufi pranoi përballë Monikës se kishte tradhtuar ish-partneren e tij.

- PUBLICITET -

 

Prova javore e vuri Elhaidin përpara përgjegjësisë për të deklaruar nëse e kishin tradhtuar apo kishte tradhtuar, teksa ai zgjodhi opsionin e dytë të kësaj pyetje.

 

“Ishte një lidhje që ishte drejt përfundimit dhe unë vendosa të njoh një person tjetër“,– tha ai.

 

Pas kësaj përgjigjeje Monika nuk hezitoi të tregonte habi pasi mesa duket nuk e priste që Elhaidi të kishte kryer një veprim të tillë.

 

Konkurentët përgjatë kësaj jave janë ndarë në çifte dhe do duhet t’i përgjigjen njëri-tjetrit për pyetje të përgatitura nga ‘’Vëllai i Madh’’ dhe të tërhequra rastësisht nga konkurentët.

Lexo edhe:   Gazetari i ‘çjerr maskën’ konkurrentes së Për’puthen: Ka një lidhje dashurie, ka hyrë në program vetëm për…