“Blla blla blla”/ Ç’po ndodh mes këngëtarëve? Noizy dhe Mozzik “kapen” me njëri-tjetrin në Instagram

Një postim i Mozzik-ut, përmes të cilit paralajmëron këngën e re, është bërë shkak i një përplasjeje virtuale me Noizy-n.

Reperi nga Kosova shprehet se pritet të nxjerrë projektin e parë nga albumi i ri, duke nënkuptuar se mund të quhet “Lamboziki”.

“Këtë muaj del konga e albumit me videoklip. Nuk dua me e zgjatur shumë! Kanë me thy krejt rekordet e rekordet e rekordeve. Tër’met 100 % Lamboziki”, shkroi Mozzik. Kjo ka sjellë reagimin e reperit tjetër.

“Këtë muaj do të nxjerr një këngë që do të tron’disë vendin. Ju premtoj. Kush do me vu bast?”, tha Noizy. “Nuk guxon robi me thonë që kam me tron’dit vendin se fill fillojnë tu t’kopju edhe statuset. Jo tër’met, jo ç’tër met”, shkroi ai.

Nuk vonoi shumë dhe replika e Mozzik-ut, duke iu referuar fjalëve të tij si llomotitje. Megjithatë, kjo mund të jetë dhe një “strategji” nga ana e reperëve për të paralajmëruar një duet mes tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...