Të enjten pritet dëbora e parë në Shqipëri për këtë sezon, java e ardhshme sjell rebeshe dhe erë të fortë

89

Sipas parashikimit të Motit për javën e ardhshme nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak,

në Mesdhe shihet tendenca e ardhjes së rrymave më të ftohta nga veriu i Europës, ndërsa parashikohet që të ketë reshje shiu në intervale të caktuara. Por gjatë të hënës dhe të enjtes do të kthehen në rebeshe.

Gjatë së enjtes parashikohen reshje debore në veri e verilindje të vendit që përkojnë me dëborën e parë të këtij sezoni. Ndikuar nga temperaturat në rënie, dëbora do të prekë përveç majave të maleve dhe lartësi deri në 900m në këto zona.

Po ashtu, një tipar tjetër i rëndësishëm gjatë javës do të jetë dhe era e vrullshme me drejtim juglindje –verilindje, ndërsa në brigjet detare ajo do të sjellë dhe shtim të dallgëzimit deri 5 ballë.

Lexo edhe:   URA E RE E BUNËS, PUNIME PA CILËSI