Serbia i shpall luftë Shaqirit dhe tifozëve shqiptar: Kërkojmë dënim për shfaqjen e parullës “Kosova është Shqipëri’’

147

Serbia e ka kaluar tërësisht në politikë situatën e ndodhur me Xherdan Shaqiri mbrëmjen e djeshme, ku gjatë konferencën për shtyp një tifoz shqiptar i hodhi mbi supe sulmuesit nga Gjilani një xhaketë ku shkruhej UÇK.

I menjëhershëm ishte reagimi i federatës zvicerane të futbollit e cila njoftoi për marrjen në pyetje të tifozit nga autoritetet policore si dhe ndalimin e hyrjes në stadiumet zvicerane.

Por nuk ka mjaft kjo që federata serbe e futbollit të dalë me një deklaratë zyrtare mbi këtë situatë. Siç shkruhet në deklaratë, federata serbe kërkon dënim maksimal ndaj Shaqirit dhe ndaj Kosovës pasi në ndeshjen me Suedinë u hap një parullë në shkallët e stadiumit ku shkruhej ‘’KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI’’.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak federatës serbe reagimi i të cilës ka nxitur debate në rrjetet sociale.

Lexo edhe:   Krahasimi/ Vllaznia 5 pikë më pak se vjet pas 18 javësh kampionat