“Rama si Erdogani” ‘Shpërthen’ Ish-ministri i PS: Udhëton me avion personal, ku dalin këto para?

114

Në një reagim të fundit, ish-ministri i Financave Arben Malaj u shpreh se kryeministri Edi Rama ashtu si presidenti turk Recep Tayyip Erdogan udhëton me avion personal.

Sipas tij kjo është e habitshme pasi Turqi ka 80 milionë banorë ndërsa Shqipëria vetëm 3.

“Ka avion personal Erdogani që ka 80 milionë banorë, ka avion personal Edi Rama me 3 milionë banorë. Është turp. Ku dalin këto para? Udhëton me Lasgushin, Naimin. Avionin me 250 vende e merr me 30 pasagjerë dhe ikën për takime”, tha Malaj i ftuar në “Shqip”.

Lexo edhe:   Korrupsioni ”bën namin” në zyrat e shtetit, Rama del me ide ”gjeniale”: Do ngrihet një rrjet spiunësh