Nuk pranojnë se janë në një lidhje, por Fifi dhe Graniti i kanë bërë ‘planet’ për marrëdhënien jashtë “Big Brother VIP”

90

Edhe pse kanë vetëm pak ditë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, këngëtarja Fifi dhe modeli Granit Cana, janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ata janë gjithë kohën bashkë, por gjithsesi nuk pranojnë se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri. Mirëpo, veprimet dhe diskutimet duket se i “tradhëtojnë”.

Gjatë kohës që ndodheshin në oborr, Graniti e ka pyetur Fifin se si do të ishte marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’, duke e surprizuar këngëtaren me pyetjen.

Modeli ka insistuar, duke rrëfyer se sipas tij raporti mes tyre parashikon të jetë shumë i mirë edhe pas mbarimit të kësaj eksperience. “Unë mendoj që jashtë do të kalojmë shumë mirë… sinqerisht’’, – tha Graniti.

Pas kësaj deklarate dy të rinjtë u dukën të emocionuar, teksa shkëmbenin nga sikleti disa të qeshura.

Pjesë nga biseda:

Fifi: Varet prej teje si don me e mbajt raportin mes nesh jashtë…

Graniti: Unë mendoj që edhe jashtë kemi për të kaluar shumë mirë, po e them ‘sinqeseriozisht’.

Fifi: (qesh)

Graniti: Pse qeshesh moj goce?

Fifi: Sepse nuk po të kuptoj, je shumë “deep” shumë i pakuptueshëm je…

Megjithatë, nuk dimë të themi nëse janë thjesht miq, siç thonë, apo mbase më vonë mes tyre mund të lindë diçka. Ndërkohë, kujtojmë se para se të futej në këtë reality-show, në klipin prezantues Fifi tha se ishte e dashuruar, ndaj ne nuk dimë më ç’të mendojmë…

Lexo edhe:   Eleni Foureira riposton ‘Vallen e krushqve’, moderatorit i sulen: Hiq videon!