Një biftek 630 paundë tek Nusreti, ja si u bë i famshëm kuzhinieri

258

Nusret Gokçe, apo i njohur ndryshe si “Salt Bae” është një ndër kuzhinierët më të famshëm në botë. 38-vjeçari njihet për biftekun e tij dhe mënyrën e hedhjes së kripës.

- PUBLICITET -

 

Ishte viti 2017, koha në të cilën ai u bë i famshëm falë një video të publikuar nga Bruno Mars, e më pas, krijimtaria e tij mori “dhenë”. Ditët e sotme, Nusreti numëron dhjetëra restorante në të gjithë botën, teksa njihet dhe për çmimet mjaft të shtrenjta. Një nga klientët e restorantit të kuzhinierit, zbuloi se një vakt familjar shkonte diku te 1.182 paundë me vetëm biftekun i cili kushtonte 630 paundë.

 

Besohet se kuzhinieri ka një pasuri prej 38 milionë funtesh dhe e gjitha falë famës në internet dhei miqve të famshëm. Të gjithë VIP-at, kanë vizituar të paktën një herë restorantet e Nusretit.

 

Megjithatë, përtej këtyre të mirave, punëtorët e restorantit të tij janë ankuar shpeshherë për vonesa në pagesa, madje para disa muajsh u publikua një lajm se një grup punonjësish kishin ngritur padi ndaj 38-vjeçarit.

Lexo edhe:   Enca kapet mat me të dashurin, në vilën luksoze me pishinë