Mijëra kg ushqime të skaduara u shitën/ KLSH zbulon skandalin: AKU ishte në dijeni, nuk i largoi nga tregu

265

Në tregjet shqiptarë janë shitur ushqime jashtë standardit dhe nuk është marrë asnjë masë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ndonëse ishin në dijeni.

Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili në raportin e fundit shprehet se inspektorët e AKU kanë zbuluar problemin por nuk kanë ndërmarrë asnjë ndërhyrje.

Sipas raportit janë 27 mijë e 890 kilogram mish, i ndryshëm, 20,000 kg djath të denoncuar për praninë e vajit të palmës, për të cilin ka patur ankesë nga konsumatorë, por që pas konstatimit rezulton se nuk ka asnjë të dhënë se si është vepruar me to.

Gjithashtu në raport shkruhet se 20,525 kg yndyrë vegjetale është shitur në treg si gjalp por që ishte kërkuar që të tërhiqej nga tregu, e po ashtu 4,242 litra vaj u shitën por nuk kishin lidhje me emrin.

Lexo edhe:   MANASTIRLIU NDIHMON TË MOSHUARIN SHKODRAN, REALIZOHET ME SUKSES NDËRHYRJA NË SY