“Ishte fundi i lidhjes”, edhe poeti i dashurisë tradhtar: Po, ndodhi vetëm njëherë

99

Elhaid Cufi është një nga 14 konkurrentët e Big Brother VIP. “Po kam tradhëtuar një herë, të flasim sinqerisht. Faktikisht ishim në fund të lidhjes edhe jo se ishte konsumuar si lidhje, po dëshironim t’i jepnim një drejtim pasi ishte duke u bërë tok’sike.

- PUBLICITET -

Kishim 2 vite lidhje dhe erdhi një moment që nuk shihnim të ardhme bashkë, por as të tashme. Shihja që nuk ishte në rregull as nga pala tjetër, kisha dyshimet e mia, po më vri snin brenda vetes”, rrëfeu Elhaidi në një bisedë me Monikën.

Elhaidi nuk është i vetmi që ka rrëfyer tradhti. Ilir Shaqiri gjithashtu rrëfeu dje se tradhëtoi gruan.

“Ishte një histori që nisi si një lojë. Luajtëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thashë se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë”, tregoi balerini.

Më tej, ai tregoi se fatmirësisht pati mirëkuptimin e gruas dhe vajza e tyre nuk mori vesh asgjë, derisa martesa u stabilizua dhe ata arritën të shpëtonin marrëdhënien e tyre.

Fryt i dashurisë së tyre disa-vjeçare është Emily, e cila ka trashëguar talentin e të atit dhe i është përkushtuar baletit, por edhe aktrimit.

Lexo edhe:   Ja si është shtëpia e Rudina Dembacajt, ku ajo jeton me Markun: Jetojnë dhe fëmijët