Çiftet tregojnë gjithë gjërat e çuditshme që bëjnë kur janë vetëm

79

Çdo çift ka gjuhën e tij, kodet e veta dhe sjellje që i dinë vetëm ata të dy dhe askush tjetër. E kemi fjalën për ato gjërat tipike që ti dhe ai/ajo i bëni gjithmonë kur jeni vetëm. Sado qesharake mund të duken kur thuhen me zë të lartë, është “tradita” juaj dhe s’keni ndërmend të hiqni dorë.

 

1.
“Unë dhe ai puthemi gjithmonë dy herë që ai të marrë një puthje për vete dhe një për mua.”

 

2.
“I dashuri im më duket se ka një shqisë të 6-të. Më mer në telefon sa herë që shkoj unë në banjë! Ne s’jetojmë bashkë, por nuk e di ç’është kjo që na ndodh. Sa ulem, bie telefoni prej tij!”

 

3.
“Ne mund të bëjmë biseda të gjata dhe shumë serioze duke përdorur zëra qenushësh.”

 

4.
“Sa herë që jemi në një ashensor bashkë, unë dhe im shoq bëjmë sikur se njohim njëri-tjetrin dhe aksidentalisht flirtojmë sapo shikimet tona përplasen. Kemi plot 28 vite që e bëjmë këtë.”

 

5.
“Unë dhe im shoq vëmë baste për orën se kur do të vijë porosia e ushqimit në shtëpi. Rregulli është kështu: ai që fiton merr një çadër të re. Kemi 17 vite që e bëjmë këtë.”

 

6.
“Sa herë që i dashuri im përkulet unë “lëshoj gazra” me gojën time. Na bën për të qeshur çdo herë kjo skenë. Duket budallallëk, por ne s’mërzitemi kurrë.”

 

7.
“Sa herë unë them: “Dreqi ta hajë”, im shoq më përgjigjet: “Po e dashur?!” Kjo fjali më bën për të qeshur dhe harroj pse dreqin u mërzita me të.”

Lexo edhe:   Po s’më bëre mik, ajri nuk më thithet, uji nuk më pihet, buka nuk më hahet, gjumi nuk më flihet…

 

8.
“Ai i këndon maces dhe unë e ndjekë. Padashje kuptuam se kishim bërë një këngë të mirëfilltë për macen tonë, me koreografi dhe gjithçka tjetër. Vetëm kur e mendoj më vjen të qesh.”