Arbana dhe ‘Big Brother Vip’ i bëjnë ‘gjëmën’ Edi Ramës

159

E premtja ka rezervuar një përballje interesante në emisionet televizive në Shqipëri.

Në dy televizionet kombëtare, Top Channel dhe TV Klan, transmetoheshin paralelisht në të njëjtën kohë, emisionet “Big Brother Vip” dhe “Zonë e Lirë”. Në këtë të fundit, ishte i ftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Dalja e kryeministrit, e para në një emision televiziv që pas shpalljes së emergjencës së krizës energjetike (që pritet të pasohet me rritje të konsiderueshme çmimesh), duhej të kishte ngjallur interes të lartë, por sipas të dhënave, qytetarët në masë janë “gozhduar” përpara ekranit të Top Channel.

Vitet e fundit, matësi më i mirë i audiencës televizive është YouTube, kanali i brezave të rinj që të jep mundësi të ndjekësh programet në orë të ndryshme.

Ne kemi bërë një krahasim të audiencës në YouTube, ku siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme, emisioni Big Brother Vip rezulton se është ndjekur live nga mbi 1.8 milionë persona, ndërsa videot janë parë rreth 3.6 milionë herë brenda një ditë.

Nga ana tjetër, po sipas të dhënave zyrtare të You Tube, intervista e kryeministrit Edi Rama është ndjekur live nga 1.29 mln persona, një shifër konsiderueshëm më e ulët.

Lexo edhe:   Ardit Gjebrea rikthehet në ekran, ka një mesazh për të gjithë shqiptarët