“Alvisa dhe Hyseni po shtiren” Miku i përbashkët zbulon skandalin në “Përputhen”: Jashtë kamerave ata …

Marius Dervishi, aktori që njihet ndryshe dhe si “Zebervoki” ka zbuluar së fundmi disa detaje nga dy konkurentë të cilët janë aktualisht pjesë e programit “Përputhen”.

Bëhet fjalë për Alvisa Qarrin dhe Hysen Ramën.

Çifti ngjalli fillimisht polemika, pasi shqiptarët ndjenë keqardhje për hyrjen në program të ish-të dashurit të vajzës.

Producenti i njohur i filmit “Sedër” tregon se Alvisa dhe Hyseni janë të lidhur në jetën reale dhe se po gënjejnë të gjithë Shqiptarët, kur thonë se janë ndarë prej muajsh. Sipas tij Alvisa e ka pasur ëndërr kinematografinë, pasi ka qenë dhe pjesë e pruduksioneve të Mariusit.

“Unë i njoh personalisht, personazhin femër, kam qenën unë ai që e kam mësuar në produksionet e mia të mëparshme këto janë fakte, e kam mësuar të aktrojë dhe unë si profesori i saj i them, që aktrimi i saj është shumë i dobët.” –shprehet Marius Dervishi

Madje ai më tutje shtoi se dhe personazhet e tjerë të emisionit janë në dijeni. Pasi Alvisa dhe Hyseni kanë dhe një biznes bashkë, ku ndajnë kohën sëbashku.

“Shumica atyre personazheve shkonin të bënin marketing tek biznesi i atyre, dhe dy javë para hyrjen në emision fshinë fotot me njëri-tjetrin – shprehet më tutje Zebervoki.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...