500 EURO DHE FAVORE SEKSUALE PËR NJË VENDIM, SHKARKOHET NGA DETYRA GJYQTARI

156

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka këkruar sot në KLGJ shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Fierit Roland Hysi.

Ky i fundit u shfaq në një skandal dy vite më parë, ku për një vendim gjyqësor kërkonte 500 euro dhe favore seksuale.

Nisur nga faktet që ka mbledhur dhe provat e ILD, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pak minuta më parë të shkarkojë nga detyra Roland Hysin.

“Veprimet e Roland Hysi kanë diskretituar rëndë figurën e gjyqtarit, imazhin e tij në publik, si dhe kanë ulur besimin e publikut tek figura e gjyqtarit e tek gjyqësori.

Kjo pasi i pandehuri ka kërkuar e pranuar ryshfet në favor të tij dhe e ka përfituar atë për shkak të detyrës së tij, si gjyqtar dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar favor seksual nga një palë ndërgjyqëse”, thuhet ndër të tjera në raportin e ILD-së.

Lexo edhe:   Zbulohet shënjestra e shpërthimit në Tiranë, pamjet e rënda brenda makinës