Tjetër aksident i rëndë në rrugët tona, 3 persona të një familjeje përfundojnë në kanal

141

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Frakull. Sipas informacioneve, një makinë në të cilën udhëtonin tre persona të një familjeje është përmbysur në kanal.

Të aksidentuarit janë nga qyteti i Korçës, me banim në Sarandë. Sipas të njëjtave burim, destinacioni i tyre ishte Vlora. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar. Policia ka njoftuar se shkak i aksidentit ka qenë lagështira dhe reshjet e orëve të fundit.

Lexo edhe:   U paraqit në spital me simptoma gripi, vdes 28-vjeçari, mjeku: Kishte virozë