Semi flet për ndarjen me Bojken Lako: E pyes për çdo gjë. Para se të hyja këtu…

Në “lojën e radhës” së Big Brother, konkurrentëve, të ndarë në dyshe,

i duhet t’i lexojnë pyetje të zgjedhura rastësisht njëri-tjetrit dhe t’u përgjigjen atyre në mënyrë sa më të sinqertë, duke shtuar mundësitë për një surprizë në përfundim të lojës në bazë të asaj se sa të sinqertë do jenë.

Dyshja e parë që filloi lojën ishte Semi dhe Donaldi, ku ndër të tjera, këngëtarja foli edhe për lidhjen e saj me Bojken Lakon.

Ajo tha se këngëtari ishte “dashuria e saj e parë” dhe se ish-çifti është njohur kur Semi ka qenë vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34.

Edhe pas ndarjes, dyshja ruan një raport të mirë.

“Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë […] Para Big-ut, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tha 29-vjeçarja gjatë lojës.

Fillimisht, këngëtarja konfirmoi ndarjen këtë vit në Këngën Magjike.

“Bojkeni do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik, iu përgjigj këngëtarja atëherë pyetjes “A je akoma me Bojkenin?” /Revista Anabel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...