“Pse keni kopjuar çdo gjë nga “Grande Fratello”?”- Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

170

Arbana Osmani është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit detaje të ndryshme nga jeta profesionale dhe personale.

Ndër të tjera, ajo publikoi së fundmi një video të “Big Brother Albania” të 2009 e sigurisht, kur kanë kaluar 12 vite që atëherë, diferenca në stilimin e flokëve, makeup e veshje është e dukshme. “Mirë është mos ta shohim më këtë krehje!”-shkroi me humor Arbana.

Ndërkohë, një ndjekëse i ka shkruar: “O zot si ke qenë tmerr!”. Ky mesazh i ka rënë në dy edhe Arbanës e cila i ka shkruar: “Kam qenë yll mi”. Bisedën ajo e ka ndarë edhe ne ndjekësit e saj në Instastory, duke shkruar: “Që të kuptohemi.”

Sakaq, në një intervistë virtuale një ndjekëse i shkruan: “Pse është kopjuar Grande Fratello në çdo detaj? S’mund të kishim diçka tonën?”. Dhe Arbana i dha përgjigjen që mund të jepnim të gjithë. “Kemi prezantuesen”- shkroi ajo.

Kujtojmë se Arbana dhe organizimi i “Big Brother VIP Albania” ka marrë vëmendjen e italianëve që në natën e parë. Arbana është komplimentuar shumë, e madje italianët kanë shprehur dëshirën ta shohin në ekranet e tyre.

Lexo edhe:   “Vetëm e bukur s’je”, Eranda Libohova preket dhe i kthehet komentuesit: S’mbyllen gojët…