Ndodh në Shqipëri/ Me 7 fëmijë mes bjeshkëve pa shkollë, kjo familje jeton pa internet, pa tv

251

Që prej qershorit e deri në fillim të tetorit familja Bikaj me 9 anëtarë jetojnë në stan.

7 fëmijët e duan jetesën në Bjeshkë, në një nga thesaret natyrore të veriut në Lëpushë.

Për të mirat e blegtorisë e bujqësisë, produktet e fshatit ka kontribuar e gjithë familja. E me vizitën brenda stanit spikat mikëpritja e malësorit.

Buka e shtëpisë,maze, meshavina dhe djath dele është vakti i përditshëm I familjes së Gazmentit.

46 vjeçari na prezanton me 4 vajzat dhe 3 djemtë e tij.

Por numri 7 nuk është një rastësi për familjen Bikaj. Nëna e tij ka lindur po aq fëmijë.

“7 prindërit, 7 unë. Por edhe nga gruaja, ka 2 motra e 5 vëllezër. Por sot është më kollaj ti rrisësh fëmijët se atëherë…”

Për shkak të qëndrimit në stan me prindërit, fëmijët nuk kanë nisur ende mësimin, por përpiqen me njëri tjetrin të marrin dije…

“Dua të shkoj në shkollë. Unë zgjohem në 8, ndihmoj mamin me punët e pastaj luaj me motrat e vëllezërit. Dal me dele”

“Është mangësia ime si prind që nuk i shkolloj dot”, thotë Gazmenti.

Pavarësisht kushteve të vështira, Gazmenti dhe Lulja janë besnik të bjeshkëve.

“Unë këtu do vdes, nuk e braktis vendin tim!”

Lexo edhe:   “Dua të të bëj të lumtur”, vajza kërkon pajtimin pas 7 vitesh, nëna largohet nga emisioni