Gazetari plas deklaratën e fortë: Nëse Berisha e ka një dosje në DASH, Rama e ka në FBI

244

“Nëse Berisha e ka një dosje në DASH, Rama e ka në FBI”.

Kështu u shpreh përmes një lidhje Skype në edicionin e lajmeve të MCN TV, gazetari Robert Papa teksa fliste për shpalljen “non grata”, të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe famijes së tij.

Siç u shpreh Papa, dosja e Kryeministrit Rama, mund të jetë në FBI për shkak të fotografisë që bëri me Presidentin amerikan Barack Obama, ku një biznesmen pagoi për të.

Fotoja Rama-Obama, u publikua në vitin 2012 dhe asokohe u cilësua si një skandal nga demokratët, të cilët akuzuan kryeministrin, se kishte paguar 80 mijë dollarë për këtë foto në formë kontributi për zgjedhjet në SHBA.

Lexo edhe:   A duhet ne shqiptarët të festojmë Halloween?