“E fala për 6 vite. Mendova se u mërzit se bëra vajzë, prandaj bëra dhe dy fëmijë të tjerë, por…”

287

Prova javore ka vijuar për dyshen e banorëve të ”Big Brother Vip”, Ilir dhe Arjola.

Radhën për të rrëfyer diçka e ka pikërisht Arjola, së cilës ju desh të ndantë për Ilirin dhe publikun tradhtinë nga ish-partneri i saj.

Ajo tha se e kishte mësuar këtë gjë nga një mikesha e saj por vetëm pas disa kohësh mundi ta besonte vërtet.

‘’ Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhtoja, më tradhton vetë’’,- tha ajo.

Më tej aktorja tregoi se e kishte falur këtë veprim për 6 vite por gjërat sa vinin dhe përkeqësoheshin.

‘’Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë’’,- shtoi ajo.

Lexo edhe:   Pas gati 3 vitesh, “Big Brother” rikthehet për publikun, zbulohet nisja e sezonit